Harry Kane dhe Tottenham janë të interesuar që të vazhdojnë së bashku, duke nënshkruar një kontratë të re.
Kapiteni i Anglisë u kërkua me ngulm nga Manchester City vitin e kaluar dhe vet ai ishte i etur që të bashkohej me kampionët e Ligës Premier.
Por skuadra e Pep Guardiolës nuk e përmbushi çmimin e kërkuar nga Tottenham dhe sulmuesi mbeti në Londër.
Kane kishte një fillim të mjerueshëm të sezonit 2021/22 nën drejtimin e Nuno Espirito Santo, por me ardhjen e Antonio Contes, ai u kthye të bëjë atë që di më së miri.
Pasi kërkoi largimin një vit më parë, 28-vjeçari tani është i lumtur te Spurs dhe madje është i hapur për të nënshkruar një kontratë të re.
Ueb faqja 90min shkruan se Tottenhami nuk i ka ofruar zyrtarisht një kontratë të re Kane, por ka pasur komunikime mes dy palëve. /Telegrafi/