Mauricio Pochettino ka lavdëruar sulmuesin e tij te Tottenham Hotspur, Harry Kane.
Trajneri argjentinas ndihet shumë i lumtur me sulmuesin anglez, i cili e nxori me fytyrë të bardhë nga ndeshje e sotme nga West Ham.
Kjo pasi, Kane arriti të shënoj në fund dy gola (89’, 90+) për t’ia dhuruar fitoren skuadrës së tij në fund me rezultat 3-2.
“Është shumë e rëndësishme që Harry Kane është kthyer”, ka thënë fillimisht Pochettino pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.
“Ai është sulmuesi ynë kryesor, ai është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/