Harry Kane është i gatshëm për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi i Tottenham Hotspurs, Kane ka pohuar për mediat se ndihet i gatshëm dhe është në dispozicion të Mauricio Pochettinos.
Lojtari ishte lënduar në një ndeshje kampionale kundër Manchester Cityt, por tani pritet të luajë kundër Liverpoolit.
“Unë mund të luaj nëse do të ishte sonte finalja e Ligës së Kampionëve”, tha me bindje të plotë 25-vjeçari.
Edhe trajneri argjentinas ditë më parë ka deklaruar se lojtari ka nisur të stërvitet dhe ka gjasa që të luajë të shtunën.
Ndryshe, ndeshja mes këtyre dyjave skuadrave do të luhet në stadiumin madrilen Wanda Metropolitano. /Telegrafi/