Telegrafi

Kane fiton Këpucën e Artë, ndërsa Courtois shpallet fitues i Dorëzës së Artë

Harry Kane (Foto: Getty Images)

Pasi Përfaqësuesja e Francës u shpall kampione e Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’, FIFA i zgjodhi më të mirë edhe në aspektin individual.

Golashënuesi më i mirë është shpallur Harry Kane.

24-vjeçari shënoi gjashtë gola dhe kështu e fitoi Këpucën e Artë me Përfaqësuesen e Anglisë.

Por, golat e tij nuk arritën t’ia sigurojnë anglezëve kupën pasi ata në fund përfunduan në vendin e katër.

Kane është anglezi i dytë që e fiton këtë çmim në Botëror, i pari ishte Gary Lineker me gjashtë golat në Botërorin e viti 1986.

Ndërsa portieri më i mirë u zgjodh Thibaut Courtois, duke fituar kështu Dorëzën e Artë.

Në këtë Botëror belgët pranuan vetëm gjashtë gola, ndërsa përfunduan në vendin e tretë duke fituar medaljen bronztë. /Telegrafi/