Telegrafi

Kanë filluar bisedimet me agjentët e tyre, lista me tre sulmues që Man United do tentojë t’i transferojë në janar

Sipas Fabrizio Romanos, Manchester United pritet të largojë Anthony Martial nga skuadra në muajin e ardhshëm.

Nëse ai largohet, Erik ten Hag do të mbetej vetëm me Rasmus Hojlund si sulmues deri në fund të sezonit.

Djajtë e Kuq kanë identifikuar tri opsione për sulmues – Timo Werner, Donyell Malen dhe Serhou Guirassy.

Lexo po ashtu Ten Hag ia del mbanë ta realizojë largimin e parë nga Man United, mungon vetëm zyrtarizimi

Man United thuhet se ka zhvilluar bisedime paraprake me agjentët e të tre lojtarëve.

Emri i Malen u shfaq mes thashethemeve për një marrëveshje shkëmbimi me Borussia Dortmund për Jadon Sancho.

Lexo po ashtu Aguero me përshkrim befasues për Manchester Unitedin, injoron Liverpoolin dhe Arsenalin

Sa i përket Wernerit, rënia e tij në Chelsea ka vazhduar edhe pas kthimit të tij në RB Leipzig.

Nga lista, Guirassy ka qenë në formë të mrekullueshme me 18 gola në të gjitha garat tashmë për Stuttgartin. /Telegrafi/