Bayern Munich është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Harry Kanes nga Tottenham Hotspuri.
Karl Heinz Rummenigge e ka bërë prioritet transferimin e sulmuesit anglez nga Spurs pas formës së mirë në këto sezonet e fundit.
Drejtuesi i klubit bavarez e shikon Kanen si të vetmin përforcim që mund të bëjë diferencën në sulm dhe të krijojë një dyshe ëndrrash me Lewandowskin por edhe të bëhet pasuesi ideal i polakut.
Rummenigge do të bëjë të pamundurën për Kanen edhe pse negociatat me Tottenham nuk do të jenë të lehta pasi presidenti Levy nuk bën lëshime dhe e vlerëson afro 280 milionë euro kartonin e sulmuesit anglez.
Mirëpo, në garë për transferimin e reprezentuesit të Tre Luanëve është edhe Real Madridi, e që mund të zhvillohet një garë e nxehtë mes të dyja klubeve.
Mbretërit tashmë janë të njohur se nuk e kanë problem që të paguajnë shuma të larta, derisa gjermanë janë më dorështrënguar. /Telegrafi/