Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar se xhudistët nga Kosova dhe Kroacia janë treguar më të suksesshëm se ata serbë në Paris 2024.
Këtë të premte kanë përfunduar garat në xhudo, sa i takon konkurrencës individuale, ku Kosova fitoi dy medalje, një të argjendtë, një të bronztë dhe një vend të pestë. Kosova zë renditet e 14-ta në listën e vendeve më të suksesshme në xhudo në Paris 2024.
Para Kosovës janë superfuqi të xhudos, si Japonia, Azerbjxhani dhe Franca, por vende me xhudo shumë të zhvilluar kanë mbetur po ashtu prapa Kosovës.
Ndërkohë Serbia nuk e ka fituar asnjë medalje. Dhe kjo është pritur shumë rëndë në Serbi, ku edhe presidenti serb Vuçiq e ka komentuar këtë fakt, duke e pranuar forcën e Kosovës në sportin kryesor luftarak.
“Në xhudo, kroatët dhe shqiptarët e Kosovës kanë dëshmuar që janë më të suksesshëm se ne, ndonëse kemi pasur rezultatet më të mira ndonjëherë dhe kemi përparuar shumë. Por pa medalje”, ka thënë Vuçiq të enjten në një konferencë për shtyp ku u pa shumë i dëshpëruar.
Even Vucic admits that he lost to Kosovo judoka 😊. pic.twitter.com/wyrHe29iZJ
— Demush Shasha (@DemushShasha) August 2, 2024
Kosova në tri paraqitje në Lojërat Olimpike i ka plot pesë medalje, të gjitha i ka nga sporti i xhudos dhe falë këtij sporti vendi ynë përmendet me nota të larta në këto ngjarje të mëdha sportive. /Telegrafi/