Këngëtari Leonardo Gashi dhe Enes kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.
“Kandirdin” mban titullin kënga e dyshes, e cila në shqip do të thotë “I mashtruar”.
Muzika e cila është kryesisht orientale, është punuar nga producentët turk Umut Timur dhe Ozan Özden në studion AYE Music.
Kënga është vizualizuar edhe me një klip, i cili karakteriozhet me shumë ngjyra dhe me skena verore.
Ana vizuale i është besuar produksionit MustiBLock Films. /Telegrafi/