Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka përkujtuar 20-vjetorin e vrasjes së 14 civilëve nga familja Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë nga njësitë famëkeqe serbe “Akrepat”.
Përmes një statusi në Twitter Kandiq ka pyetur serbët nëse kjo vrasje makabre ndaj civilëve të pafajshëm është agresion i NATO-s.
“Sot, 20 vjet më parë, anëtarë të MUP-it të Serbisë, njësitë e “Skorpions”, vranë 14 civilë, gra dhe fëmijë shqiptarë nga familjet Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë.
Fëmijëve ua kishin nxjerrë sferat e qelqta nga xhepat, i rreshtuan për muri dhe zbrazën rafalë mbi ta. A është ky “agresion i NATO-s?”, shkruan Kandiq./Telegrafi/
U Dnevniku Nebojše Pavkovića zabeleženo je da su 28. marta, u NATO napadima, poginula dva priapdnika VJ – Goran Marin, kod Gnjilana, i Mario Protić, kod Kačanika. On je iskoristio “zatišje” (dok je policija ubijala u Podujevu) da se podšiša u hotelu “Grand” u Prištini. Tako kaže.
— Natasa Kandic (@natasakandic) March 28, 2019