Telegrafi

Kandidatja e AKR-së, Mirlinda Sopi: Synojmë të nxisim shfrytëzimin e potencialit të papërdorur të grave në biznes

Kandidatja e AKR, Mirlinda Sopi-Krasniqi: Synojmë të nxisim shfrytëzimin e potencialit të papërdorur të grave në biznes

Kandidatja për deputete nga Aleanca Kosova e Re, Mirlinda Sopi-Krasniqi është mahnitur me punën e grave dhe vajzave të OJQ Drugëza, në Skenderaj.

Sipas një postimi të saj në rrjetin social në Facebook ka shkruar se shumica e grave sipërmarrëse në Kosovë kanë filluar vetë biznesin e tyre.

“Shumica e grave sipërmarrëse në Kosovë kanë filluar vetë biznesin e tyre, duke u mbështetur në kapital vetanak, të motivuara kryesisht nga të ardhurat potenciale nga ndërmarrjet e veta dhe përkundër sfidave të cilat i kanë hasur, tregojnë vendosmëri në avancimin e biznesit të tyre”, ka shkruar Sopi-Krasniqi.

Sopi tha se synim i tyre është nxitja e potencialit të papërdorur të grave në biznes.

“Ne, i cili është një faktor shumë i rëndësishëm për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e çdo vendi. #behgjetpacolli5  #mirlindasopikrasniqi54  #LDK132”, ka shkruar ndër të tjera Sopi-Krasniqi, në Facebook. /Telegrafi/