Site icon Telegrafi

Kandidati që Klopp e propozoi për ta zëvendësuar atë i kishte thënë “jo” Liverpoolit

Zgjedhja e preferuar e Jurgen Kloppit për ta zëvendësuar atë si trajner i Liverpoolit është zbuluar dhe ai e kishte diskutuar disa herë këtë çështje me gjermanin, por nuk kishte qenë asnjëherë i interesuar seriozisht për ta marrë atë rol.

Klopp i dha fund aventurës si trajner i Liverpoolit vikendin e kaluar pas pothuajse nëntë viteve në krye të ekipit.

Kishte skena emocionale në ‘Anfield’ të shtunën teksa Klopp i dha lamtumirën tifozëve me një fitore me rezultat 2-0 ndaj Wolvesit në xhiron e fundit të sezonit në Ligën Premier.

Gjatë intervistës së tij para lojës, Klopp kishte njoftuar se trajneri i Feyenoordit, Arne Slot, do ta zëvendësojë atë.

Liverpooli më pas e konfirmoi zyrtarisht këtë deklaratë të Kloppit vetëm një ditë më vonë, duke njoftuar se Slot ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe se do ta nis punën që nga data 1 qershor.

Lexo po ashtu Liverpooli i vendos çmim lojtarit që po kërkon të largohet

Në një intervistë për The Athletic, Ljinders ishte pyetur nëse ai e kishte vënë ndonjëherë veten në dispozicion për t’u bërë trajner i Liverpoolit.

“Jurgen më ka pyetur për këtë disa herë gjatë viteve të fundit. Këtë sezon para se ta merrja pyetjen nga Jurgen, në çdo rast kam thënë jo”.

“Arsyeja e parë ishte se ndihesha që ky projekt ishe i përbashëkt. Jurgen e udhëhoqi atë dhe unë ndihesha se duhet t’i jepnim fund këtij projekti së bashku. Së dyti, unë kam qenë tek Liverpooli për pothuajse 10 vite”.

“Por, kurrë nuk do ta dijë 100 për qind se si do të ishte përgjigja nëse presidenti Mike Gordon do të më telefononte. Unë po them ‘jo, jo,jo’ por pastaj…”, përfundoi Ljinders./Telegrafi/

Exit mobile version