Telegrafi

Kandidati për sekretar amerikan të Shtetit: Serbëve u thash më 2012, se është dashur t’ju bombardojmë

Ish kryetari i New York, Rudolph “Rudy” Giuliani, në një intervistë për CNN tregoi se si ishte vizita e tij në Beograd, në vitin 2012, dhe se çka u kishte thënë serbëve atje.

Lexo po ashtu Giuliani vlerësohet kandidat serioz për sekretar shteti në administratën Trump

Giuliani, që konsiderohet si kandidati më serioz për Sekretar të Shtetit në kabinetin e presidentit të porsazgjedhur amerikan, Donald Trump, tha se kishte ofruar këshilla për zhvillimin e qytetit të Beogradit, transmeton Express.

“Shkova atje dhe mbajta një fjalim shumë thelbësor, në një fushë të dijes, që është krejtësisht e ligjshme. Unë nuk e di se çfarë është ajo që kam gabuar. Jam sjell në një mënyrë shumë të ndershme, përfshirë diçka shumë të guximshme: Mendoj se është dashur që të bombardoheni”, ka thënë Giuliani, duke iu referuar bombardimeve të NATO-s më 1999. “Sa njerëz shkojnë në një qytet dhe thonë: “Mendoj se ishte në rregull që u bombarduat’”!?