Kandidati për President të Barcelonës, Victor Font ka thënë se trajneri Quique Setien nuk do të qëndrojë në krye të ekipit nëse ai fiton zgjedhjet.
Font pretendon se ka një dëshirë të fortë te gjigandët spanjollë për legjendën e Barcës, Xavi, i cili aktualisht është në krye të Al Sadd, për tu rikthyer në një rol stërvitje sezonin e ardhshëm.
“Setien është trajneri aktual i Barçës, kështu që për këtë arsye ai meriton të gjithë respektin dhe mbështetjen tonë”, ka thënë fillimisht Font për Ole.
“Për mua personalisht ai është një trajner që kam pëlqyer gjithmonë por gjithashtu është e vërtetë që ai nuk është trajneri që ne po e mbështesim për të ardhmen”.
Nëse Setien dështon këtë sezon, Font ka treguar se qëllimi i tij është që Xavi të zë vendin e tij si trajner i Barcelonës.
“Absolutisht”, ka shtuar Font për fituesin e Kupës së Botës i cili aktualisht është duke punuar me ekipin nga Katari, Al Sadd.
“Është e vërtetë që Xavi do të jetë trajneri kur të vendosë, kushdo që është president, sepse Xavi është Barcelona dhe shpresa më e madhe e tyre”, përfundoi kandidati për president. /Telegrafi/