Nëse zgjidhet, kandidati gjerman për kancelar Friedrich Merz ka thënë se do t’i japë Rusisë një ultimatum për të ndaluar agresionin e saj kundër Ukrainës brenda 24 orëve.
Kështu raportojnë mediat e huaja, sipas të cilave ai nuk përjashtoi një bisedë të drejtpërdrejtë telefonike me diktatorin rus Vladimir Putin.
“Nëse ka një arsye për këtë dhe arrihet një marrëveshje midis partnerëve evropianë dhe transatlantikë, atëherë, sigurisht, po”, citohet të ketë thënë Merz, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Scholz’s main rival promises to hand over Taurus missiles to Ukraine if Putin does not agree to end the war
Friedrich Merz, the Christian Democratic Union’s candidate for German chancellor, said he is ready to give Putin an ultimatum if he wins the election.
Merz will call on… pic.twitter.com/17ytsZzzpP
— NEXTA (@nexta_tv) November 12, 2024
Ai ka shtuar se nëse Rusia nuk zbaton ultimatumin, ai është i gatshëm t’i sigurojë Ukrainës raketat me rreze të gjatë veprimi Taurus dhe autorizojë sulme në territorin rus.
Lidhur me këto deklarata, një postim e ka bërë edhe Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme i Ukrainës.
Friedrich Merz, leader of the Christian Democratic Union and a candidate for chancellor, has announced his intent to issue an ultimatum to Putin:
If elected, he may give Russia a 24-hour deadline to end the war. If this demand is not met, he may advocate delivering Taurus… pic.twitter.com/l3KGIU6Kql
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) November 12, 2024
“Unë jam i hapur ndaj tij dhe kam sugjeruar t’i jepet qeverisë në Kiev të drejtën për të thënë: Nëse bombardimi i civilëve nuk ndalet brenda 24 orëve, kufizimet e armëve me rreze të gjatë do të hiqen bashkërisht. Nëse kjo nuk mjafton, raketat Taurus do të dorëzohen një javë më vonë, kjo do t’i mundësonte Ukrainës të rimarrë iniciativën”, citon Gerashchenko të ketë thënë Merz në një intervistë me Stern.
Mediat kujtojnë se më 20 shtator, kancelari gjerman Olaf Scholz përsëriti kundërshtimin e tij për furnizimin e Ukrainës me raketa Taurus.
Më herët, më 14 shtator, Scholz tha se nuk do të lejojë Ukrainën të përdorë armë gjermane për sulme në territorin rus, “edhe nëse vendet e tjera marrin vendime të ndryshme”.
“Me gjithë thirrjet e shumta, unë nuk do të furnizoj (Ukrainën) me raketa lundrimi që mund të arrijnë në Moskë. Unë mund t’ju siguroj dhe do t’ju siguroj: do t’i qëndroj këtij pozicioni”, ka thënë ai.
Koalicioni qeverisës i Gjermanisë “u shemb” pasi Scholz shkarkoi ministrin e financave Christian Lindner më 6 nëntor, shkarkim që u pasuar nga ministra të tjerë.
Pas kësaj, në këtë vend, zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme pritet të mbahen në mars të vitit 2025. /Telegrafi/