Site icon Telegrafi

Dy të vrarë dhe një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Pejë

Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Pejës.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, Policia në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, afër Shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë.

Bëhet e ditur se Astrit Ademaj, kandidat për kryetar të komunës së Pejës nga (PDK), dhe zyrtari tjetër i kësaj partie, Blerand Kadriaj, kanë mbetur të vrarë.

Njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./Telegrafi.

Exit mobile version