Site icon Telegrafi

Kandidati i Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore, jep sugjerime se cilët numra duhen votuar

Kandidati i Listës Serbe për deputet, Milan Kostiq nuk ka respektuar heshtjen zgjedhore, duke e thyer atë.

Kostiq ka publikuar një thirrje për të votuar partinë e tij, e përveç kësaj ai u ka sugjeruar serbëve edhe numrat e kandidatëve për të cilët duhet të votojnë.

Mesazhi i tij gjithashtu përmbante gjuhë nacionaliste ku shkruhej “të gjithë për Serbinë”.

Me Ligjin e ri sipas nenit 37, “heshtja zgjedhore fillon” nga hapja e Qendrave të Votimit në ora 07:00, e deri në mbylljen e tyre në ora 19:00.

Heshtja zgjedhore është ligjërisht e zbatueshme. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk lejohet asnjë fushatë aktive, e po ashtu edhe informimi për sondazhet e opinioneve është i ndaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version