Site icon Telegrafi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje nuk u bë deputet vetëm për një votë

Se sa është e vlefshme vetëm edhe një votë, tregon edhe rasti i kandidatit për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla.

Ky i fundit ka marr besimin e 6747 votuesve të Kosovës gjë që i ka munguar vetëm edhe një votë që të bëhet deputet i legjislaturës më të re të Kuvendit të Kosovës.

Para ish-kryeinspektorit të Komunës së Prishtinës me një votë më shumë, përkatësisht me 6748 sosh u rendit Arbër Rexhaj, i cili ka vjen nga qyteti i Prizrenit gjersa ka qenë edhe asamblist në këtë qytet jugor të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Sveçla ka shpresa se do të mund të bëhet deputet pasi që Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës ka konfirmuar se do të lë mandatin e deputetit.

Edhe në listën e LAA-së ka qenë garë e ngushtë. Naser Osmani ka vetëm 10 vota më pak se Imet Rrahmani, i cili ka marr besimin e 7275 qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version