Site icon Telegrafi

Kandidatët potencialë që mund ta zëvendësojnë Giampaolon

Marco Giampaolo (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Derisa po flitet për shkarkimin e mundshëm të Marco Giampaolos nga posti trajnerit të Milanit, mediat italiane kanë nisur të spekulojnë për emrat e mundshëm që mund ta marrin drejtimin e Rossonerëve.

Klubi italian e ka nisur keq sezonin e ri në Serie A dhe përkundër fitores në udhëtim te Genoa, pozita e trajnerit vazhdon të jetë e luhatur.

Lexo po ashtu Milani pritet ta shkarkojë Giampaolon

Sipas Sky Sport Italia, Giampaolo pritet të shkarkohet dhe klubi është duke i shqyrtuar emrat e kandidatëve potencialë për ta zënë vendin e tij.

Marco Giampaolo (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Ndërsa dy emrat kryesor në listën e krerëve të Milanit janë pikërisht dy ish-trajnerët e Interit, Luciano Spalletti dhe Stefano Pioli.

Pas tyre ndodhen Rudi Garcia dhe Claudio Ranieri, mirëpo nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të Gennaro Gattusos. /Telegrafi/

Exit mobile version