Java e 23-të në elitën e futbollit kosovar ka nisur ditën e premte me ndeshjen Llapi – Dukagjini që përfundoi 3-1.
Ndërkohë fitore vendasit kanë marrë edhe të shtunën pasi Drita mposhti minimalisht 1-0 Flamurtarin teksa Feronikeli pa shumë mund arkëtoi tri pikë ndaj Vushtrrisë 3-1.
E ditën e sotme në program janë tri ndeshje të tjera, ku skuadrat kandidate për titull si Ballkani, Prishtina e Gjilani luajnë në shtëpi.
Lideri i deridjeshëm i tabelës, Ballkani është nikoqir i Drenicës teksa synon që të rikthehet përsëri në krye.
Gjilani do të ketë punë të vështirë pasi pret Trepçën ’89, skuadër që i ka shkaktuar dy humbje djelmoshave të Gentjan Mezanit.
Dy takimet e para ai në Therandë dhe tjetri në Gjilan fillojnë nga ora 16:00.
Ndërkohë me fillim nga ora 18:00 në kryeqytet, Prishtina do t’i bëjë konak Ferizajt.
Kryeqytetasit duan fitore për të vazhduar garën për titull, ndërsa ‘Ujqit’ nga Ferizaj shpresojnë të shkaktojnë befasi pasi pikët për ta janë mëse të nevojshme. /Telegrafi/