Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur afatin e aplikimit të subjekteve politike dhe dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetët.
Në listën e Vetëvendosjes, do të jenë edhe 14 kandidatë për deputetë nga Iniciativa “Guxo”, e Vjosa Osmanit.
Kandidati për deputet i Listës “GUXO”, Haxhi Avdyli ka konfirmuar se janë 14 kandidatë për deputetë nga lista e formuar nga Vjosa Osmani të përfshirë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë e tha ai në RTV Dukagjini, live derisa po diskutohet me analistët për listat zgjedhore që sot u dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. “Nga Lista e propozuar nga zonja Vjosa Osmani janë zyrtarisht 14 emra, por ka edhe emra të tjerë të cilët bashkërisht i kanë diskutuar dhe janë pajtuar me zotëri Kurtin. Por, nga Lista “Guxo janë 14 emra”, u shpreh Avdyli.
Donika Gërvalla numër 8,
Haxhi Avdyli numër 16,
Faton Peci me numër 24,
Doarsa Kica-Xhelili numër 33,
Burim Karameta numër 40,
Jeta Statovci numër 48,
Rrustem Leti numër 56,
Nasuf Bejta numër 64,
Ekrem Mustafa numër 72,
Gresa Bytyqi-Kelmendi numër 80,
Blerim Gashani numër 88,
Leonora Sfarqa numër 96,
Nita Bakalli numër 104.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit do të marrin pjesë 21 parti politike, dy koalicione parazgjedhore dhe pesë iniciativa qytetare. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për këto zgjedhje është 1.079, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve./Telegrafi/