Më 17 tetor, qytetarët e Kosovës do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm në komunat e tyre.
Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, partitë politike tashmë kanë nisur përgatitjet për këto zgjedhje, dhe kanë nisur me zyrtarizmin e kandidatëve për kryetar të komunave.
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tashmë kanë bërë zyrtare disa nga kandidatët për kryetar të komunave, si dhe kanë filluar me përgatitjet për këto zgjedhje.
I vetmi subjekt që deri tash nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidat për kryetar të komunave, mbetet Lëvizja Vetëvendosje. Ditë më parë nga kjo parti kanë deklaruar për Telegrafin se në qendrat e LVV-së nëpër komuna janë duke u mbajtur proceset e zgjedhjes së kandidatëve për kryetarë. Nga kjo parti deri tash janë përfolur disa emra si kandidatë për kryetar, por ende nuk është zyrtarizuar asgjë.
Për dallim nga LVV, partia më e madhe opozitare PDK deri tash ka zyrtarizuar dhjetë kandidat, ku prej tyre katër janë rikandiduar sërish.
Partia e dytë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, deri më tani ka zyrtarizuar 19 kandidatë në mesin e tyre dy femra. Nga këta kandidatë, gjashtë prej tyre aktualisht janë kryetar komunash dhe të njëjtit janë rikandiduar sërish.
Zyrtarizmin e kandidatëve në disa komuna e ka bërë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Nga kjo parti deri më tash janë bërë zyrtare kandidaturat e 15 kandidatëve.
Nga këta kandidatë gjashtë prej tyre kanë rikandiduar sërish duke kërkuar besimin e qytetarëve për të udhëhequr edhe për një mandat me komunat që aktualisht drejtojnë.
Telegrafi më poshtë ua sjellë kandidatët e zyrtarizuar deri më tash nga PDK, LDK dhe AAK si dhe kandidatët e përfolur nga LVV-ja:
Kandidatët e zyrtarizuar të PDK-së:
Uran Ismaili- Prishtinë
Bedri Hamza- Mitrovicë
Astrit Ademaj- Pejë
Besim Ilazi – Kaçanik
Naim Ismajli- Shtime
Ramiz Lladrovci- Drenas
Agim Aliu- Ferizaj
Shaqir Totaj- Prizren
Rrahim Tërnava- Fushë Kosovë
Sami Lushtaku- Skenderaj
Muhamed Kallaba- Kamenicë
Kandidatët e zyrtarizuar të LDK-së:
Përparim Rama- Prishtinë
Sibel Halimi- Ferizaj
Lutfi Haziri- Gjilan
Gazmend Muhaxheri- Pejë
Anton Quni- Prizren
Ekrem Hyseni- Podujevë
Ilir Ferati- Istog
Hyrie Dobrunaj- Deçan
Burim Karsniqi- Rahovec
Besim Hoti- Klinë
Bajrush Hoti- Malishevë
Bexhet Xheladini- Dragash
Jeton Biqkaj- Kamenicë
Ruzhdi Shehu- Junik
Ardian Shala- Suharekë
Imri Ahmeti- Lipjan
Burim Berisha- Fushë Kosovë
Sokol Haliti- Viti
Xhafer Tahiri- Vushtrri
Kandidatët e zyrtarizuar të AAK-së:
Daut Haradinaj- Prishtinë
Rrustem Berisha- Pejë
Ardian Gjini- Gjakovë
Besnik Tahiri- Podujevë
Bekë Berisha- Istog
Bashkim Ramosaj- Deçan
Agron Kuçi- Junik
Ali Krasniqi- Obiliq
Bali Muharremaj- Suharekë
Faton Jakupi- Kamenicë
Mensut Ademi- Vushtrri
Smajl Latifi- Rahovec
Zenun Elezaj- Klinë
Nazmi Gagica- Gjilan
Arben Halili- Ferizaj
Kandidatët e përfolur nga LVV-ja:
Arben Vitia e Liburn Aliu- Prishtinë
Mytaher Haskuka, Drita Millaku e Irfan Daullxhiu- Prizren
Gamend Agusholli e Gëzim Mekuli- Pejë
Agim Bahtiri, Fatmir Hasani, Armend Muja e Faton Peci- Mitrovicë
Alban Hyseni, Arbëreshkë Kryeziu-Hyseni e Nehat Osmani- Gjilan
Valon Ramadani- Ferizaj
Mimoza Kusari-Lila- Gjakovë
Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor, ndërkohë subjektet politike kanë 30 ditë kohë për të bërë fushatë zgjedhore.
Sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, subjektet politike mund të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje nga data 17 qershor deri më 16 gusht. /Telegrafi/