Telegrafi

Kandemir: I vetmi ndryshim në basketbollin kosovar është plakja e lojtarëve

Ahmet Kandemir ësht ë rikthyer si trajneri i klubit kryeqytetas pas pesë vjetëve.

Trajneri i Sigal Prishtinës, Kandemir ka pohuar se nuk po sheh ndonjë ndryshim në ligën elitare kosovare të basketbollit.

Në fakt, të vetmin ndryshim e sheh te plakja e lojtarëve, të cilët ka vite që luajnë në të njëjtat ekipe.

Kandemir ka udhëhequr nëntë klube turke, por asnjëherë nuk e ka filluar titullin e kampionit

“Pas pesë vjetësh i kam gjetur lojtarët e njëjtë të luajnë, por dallimi është se janë më të plakur dhe u ka ndërruar ngjyra e flokëve. Ende situata e njëjtë, asgjë nuk ka përparuar”, ka thënë për kohaditore.

“Plisat” në dy xhirot e para kanë triumfuar ndaj dy rivalëve të dikurshëm për titull të kampionit, Bashkimit dhe Pejës.

Theksojmë se prishtinasit nuk kanë mundur të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve pasi që janë eliminuar në raundin e parë të kësaj gare prestigjioze.

Ndryshe, 47-vjeçari ishte larguar nga bardhekalërit në fund të edicionit 2012/13. /Telegrafi/