Ahmet Kandemir ësht ë rikthyer si trajneri i klubit kryeqytetas pas pesë vjetëve.
Trajneri i Sigal Prishtinës, Kandemir ka pohuar se nuk po sheh ndonjë ndryshim në ligën elitare kosovare të basketbollit.
Në fakt, të vetmin ndryshim e sheh te plakja e lojtarëve, të cilët ka vite që luajnë në të njëjtat ekipe.
“Pas pesë vjetësh i kam gjetur lojtarët e njëjtë të luajnë, por dallimi është se janë më të plakur dhe u ka ndërruar ngjyra e flokëve. Ende situata e njëjtë, asgjë nuk ka përparuar”, ka thënë për kohaditore.
“Plisat” në dy xhirot e para kanë triumfuar ndaj dy rivalëve të dikurshëm për titull të kampionit, Bashkimit dhe Pejës.
Theksojmë se prishtinasit nuk kanë mundur të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve pasi që janë eliminuar në raundin e parë të kësaj gare prestigjioze.
Ndryshe, 47-vjeçari ishte larguar nga bardhekalërit në fund të edicionit 2012/13. /Telegrafi/