Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vizitoi kritikun e Kremlinit e cili ende po trajtohej në Berlin pasi u helmua me agjentin nervor Novichok.
Der Spiegel shkruan se Merkel i shkoi për vizitë Navalnyt në spitalin Charite, ku u mjekua për 32 ditë, pasi u transferua nga Rusia për në Berlin gjatë muajit të kaluar, raporton Reuters, përcjell
Telegrafi.
Ndërkohë zëdhënësi i kancelares refuzoi të deklarohej lidhur për këtë raportim.
Navalny, politikan dhe hulumtues i korrupsionit, njëherësh një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin, është sëmurë më 20 gusht gjatë një udhëtimi me aeroplan, derisa ka qenë duke udhëtuar nga Siberia në Moskë.
Aeroplani është detyruar të bëjë ulje emergjente, në mënyrë që Navalny të dërgohet në spital. Pas spitalit siberian, ai më vonë është transferuar në Berlin për trajtim.
Qeveria gjermane tha se testet e kryera në Gjermani, Francë dhe në Suedi treguan se ai ishte helmuar me agjentin nervor Novichok.
Ndërkohë, Kremlini me këtë rast e ka mohuar të jetë përfshirë në këtë ndodhi. /Telegrafi/