Kënga “Fuego” e shqiptares Eleni Foureira ishte nga më të suksesshmet e këtij viti në “Eurovision”.
Ajo arriti që t’i sigurojë Qipros vendin e dytë, rekordin më të lartë që ky shtet ka arritur ndonjëherë në festivalin evropian.
Performanca ritmike e këngëtares shqiptare është kthyer në hit, dhe ajo po dëgjohet kudo.
E një fanse e Elenit, duket të jetë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Në samitin e djeshëm të BE-së me Ballkanin Perëndimor, Merkel ka thënë duke qeshur se preferon këngën “Fuego”.
Ndërkohë që edhe Presidenti i Francës, Macron, kishte të njëjtin mendim.
Ndërsa Eleni, e lumturuar nga ky fakt, nuk hezitoi të ndajë me fansat e saj në Twitter dhe Instagram faktin se sa e lumtur është ndjerë që kënga e saj po pëlqehet nga figurat e larta ndërkombëtare. /Telegrafi/