Site icon Telegrafi

Kancelari Kurz: Austria gjithmonë ka qenë pro liberalizimit të vizave për kosovarët

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se shteti austriak ka qenë gjithmonë pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kurz theksoi se pasi Kosova i ka përmbushur kriteret e nevojshme, Austria ka qenë e përkushtuar në këtë drejtim.

Lexo po ashtu Sebastian Kurz në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, flet për rolin e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi, ndryshimin e kufijve, liberalizimin e vizave, e Qeverinë Hoti

Sipas tij, tani në nivel evropian po bisedohet për këtë çështje.

“Meqë Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, ne gjithmonë ishim në favor të dhënies së liberalizimit të vizave”.

“Për këtë qeveria austriake ka edhe më tej një përkushtim të qartë në programin e saj. Ndërkohë, në nivel evropian po zhvillohen biseda edhe më tutje lidhur me këtë çështje”, ka thënë Kurz./Telegrafi/

Exit mobile version