Kancelari austriak, Sebastian Kurz e ka vlerësuar lartë marrëveshjen e Washingtonit, ndërsa i ka përgëzuar liderët e Kosovës dhe Serbisë për gatishmërinë e bashkëpunimit, nga i cili sipas tij përfitojnë të gjitha shtetet e rajonit.
Shefi i qeverisë austriake këto komente i bëri pas takimit që pati në Bernë me presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga.
Sipas tij, tash u mbetet palëve që ta respektojnë dhe zbatojnë këtë marrëveshje, e po ashtu edhe ato të nënshkruara në Bruksel, transmtojnë mediat.
Kurz iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta harrojnë të kaluarën e hidhur dhe të mendojnë për të ardhmen.