Ministria Federale e Drejtësisë së Kanadasë ka njoftuar se ka filluar procesi i ekstradimit të shefes financiare, Meng Wanzhou, të gjigantit teknologjik kinez Huawei drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Wanzhou u arrestua fillimisht më 1 dhjetor 2018 në Kanada me arsyetimin për manipulim për të shkelur sanksionet e vendosura nga SHBA-ja ndaj Iranit dhe më pas ajo u lirua me një garanci prej 10 milionë dollarë kanadez.
“Kanadaja është një vend i sundimit të ligjit”, thuhet në deklaratë lidhur me çështjen.
Gjykatësi kanadez William Ehrcke që gjykoi çështjen vendosi lirimin e saj me kusht me një garanci prej 10 milionë dollarësh kanadez, teksa Meng Wanzhou pret vendimin në lidhje me kërkesën zyrtare të SHBA-ve për ekstradim.
Ndërkohë pas kësaj edhe Kina konfirmoi arrestimin e dy shtetasve kanadezë, ish diplomatit kanadez Michael Kovrig dhe biznesmenit Michael Spavor duke sqaruar se janë kapur nën dyshimet për rrezikim të sigurisë kombëtare. /Telegrafi/