Telegrafi

Kanabisi nuk zbut dhimbjen, por e bën atë më të durueshme

getty_creative

Skanimi i trurit ka zbuluar se substanca ‘THC’ zvogëlon aktivitetet në regjionet që ndërlidhen me aspektet emocionale të dhimbjes. ‘THC’ kishte efekt të fortë në disa pacientë, derisa disa të tjerë kishin pësuar vetëm ndryshime të vogla.

Udhëheqësi i studimeve, dr. Michael Lee, pohon se kanabisi nuk ndikon si ilaç konvencional kundër dhimbjeve. Ai thotë se disa njerëz kanë reaguar mirë ndaj tij, përderisa disa të tjerë kanë ndier pak apo aspak relaksim.

Incizimet e trurit tregojnë zvogëlim të dobët në regjionet që kanë lidhje me ndjeshmërinë e dhimbjeve. Kanabisi në fakt ka efektin në reaksionin emocional në dhimbje.

Lexo po ashtu Konsumimi i kanabisit para marrjes së anestezionit mund t’ju fusë në komë ose mund të zgjoheni gjatë operacionit

“Nga pjesëmarrësit në hulumtim, kemi vërejtur se ata që kishin marrë “THC” nuk kishin lajmëruar ndryshim në intensitet, por dhimbja u kishte penguar më pak”, thotë Lee.

Lexo po ashtu Paralajmërim nga shkencëtarët: Kanabisi mund të jetë duke jua ‘thyer’ zemrën...

Kanabisi përmban një numër të kimikateve natyrore të quajtura kanabinoide dhe truri ka aftësinë për të reaguar në kompozime të tilla.

Përbërjet kimike të sintetizuara në laborator, të ngjashme me ato që gjenden në kanabis, mund të zhvillohen si ilaçe të mundshme për ta ulur dhimbjen. /Telegrafi/