Njësitë përkatëse policore në dy parcela pronë e të një të dyshuari në fshatin Dobratin të Podujevës, kanë gjetur 26 bimë të mbjella substancë të dyshuar narkotike të llojit Kanabis-Sativa me gjatësi prej 1-3 metra.
Me vendim të prokurorit të gjitha bimët janë nxjerrë dhe shkatërruar në vendin e ngjarjes. Rasti nën hetime.
Kurse, në Gjilan është arrestuar e dyshuara femër, pasi që gjatë kontrollit në banesën e saj janë gjetur dhe konfiskuar 5 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë në peshë prej 18.4 gram.
E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.