Telegrafi

Kampionia Majlinda: Nuk isha e emocionuar për medaljen sa isha e gëzuar për praninë e flamurit të Kosovës

Majlinda Kelmendi është shprehur e lumtur që u shpall kampione e Evropës me simbolet e shtetit të Kosovës.

Xhudistja më e mirë në Kontinentin e vjetër gjatë konferencës me të arritur në Prishtinë, ka thënë se në të kaluarën kishte konkurruar pa flamurin shtetëror dhe se kjo nuk ishte hera e parë që mund të mos lejoheshin të marrim pjesë si Kosovë.

“Sigurisht që jam ndier e lumtur, pasi ka qenë hera e parë në një Kampionat Evropian, edhe atë në Rusi që ka valuar flamuri i Kosovës”, është shprehur ajo.

Majlinda ka thënë se ajo e di më mirë se krejt sportistët e vendit se si është të jesh e diskriminuar dhe jo e barabartë me të tjerët.

“Kësaj radhe isha e emocionuar më shumë, jo për medalje, por për faktin e pranisë së flamurit të Kosovës”, ka deklaruar kampionia. /Telegrafi/