Telegrafi

Kampionia Biles largohet nga të gjitha garat olimpike në “Tokio 2020”

Simone Biles nuk do të mbrojë titullin e saj Olimpik.

Superylli amerikan i gjimnastikës u tërhoq nga gara në të enjten për t’u përqendruar në shëndetin e saj mendor.

Lexo po ashtu Ish-e dashura i dërgon një mesazh shumë të sikletshëm për fituesin e medaljes olimpike në intervistën televizive

Gjimnastja e SHBA-së ka thënë në një deklaratë të mërkurën se ajo po vendos të mos garojë. Vendimi vjen një ditë pasi Biles u largua nga finalet e ekipit pas një rotacioni sepse ndjeu se nuk ishte e gatshme mendërisht.

Jade Carey, e cila përfundoi e nënta në kualifikim, do të zërë vendin e Biles në të gjitha garat. Carey fillimisht nuk u kualifikua sepse ishte amerikania e rangut të tretë pas Biles dhe Sunisa Lee.

Lexo po ashtu Ngrit 313 kilogramë me një këmbë për medalje të artë dhe rekord olimpik - bëhet viral peshëngritësi kinez në Lojëra Olimpike

Rregullat e Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës kufizojnë vendet në dy atletë për çdo veprimtari në finale.

Organizata tha se Biles do të vlerësohet përpara se të vendosë nëse ajo do të marrë pjesë në ngjarjet individuale të javës së ardhshme. /Telegrafi/