Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus ka triumfuar në derbin italian ndaj Milanit 2-1.
Ndeshja nisi me një iniciativë të kampionëve në fuqi të Italisë, Juventusit.
Rastin e parë në ndeshje e pati talenti Marko Pjaca, por që goditjen e tij e priti portieri Gianluiggi Donnarumma.
Pas 10 minutave lojë, ishte fenomeni argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala që rrezikoi por rezultati mbeti 0-0.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga vendasit të cilët realizuan pasi kaluan gjysmë ore lojë.
Një aksion i bukur i futbollistëve vendas dhe topin në rrjetë e dërgoi mbrojtësi Medhi Benatia pas asistimit nga Dani Alves.
Milani iu kundërpërgjigj vendasve në minutën e fundit të pjesës së parë.
Sulmuesi spanjoll, Gerard Deulofeu asistoi bukur për Carlos Baccan, ndërsa ky i fundit shënoi me lehtësi përballë Buffon për 1-1.
Me rezultatin e barabartë përfundoi edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, lideri aktual i Serie A rrezikoi vazhdimisht portën e Milanit duke kërkuar golin e epërsisë.
Golin vendasit e gjetën vetëm në minutën e gjashtë shtesë edhe pse gjyqtari kryesor vazhdoi për katër minuta këtë sfidë.
Juraj Kucka shkaktoi penallti të cilën në gol e shëndrroi super talenti Paulo Dybala për t’i siguruar një fitore të madhe Juventusit.
Pas kësaj fitore, Juventus mbetet në pozitën e parë me 70 pikë, 11 më shumë se Roma që nesër do të luajë ndaj Palermos në udhëtim.
Ndërkohë Milani mbetet në pozitën e shtatë pas 28 javëve me 50 pikë të grumbulluara dhe me gjasa reale për të kapur njërën nga pozitat që i dërgon në garat evropiane. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UdI-2PkNM6E
https://www.youtube.com/watch?v=mQ1FXh1a65o
https://www.youtube.com/watch?v=mRgPE00Sb_0