Telegrafi

Kampioni triumfon ndaj Knicks, Westbrook vazhdon me magji në NBA (Video)

Kampioni në fuqi i NBA-së, Cleveland Cavaliers ka shënuar fitore në përballje me New York Knicks.

Cavaliers triumfuan me shtatë pikë diferencë 111:104 duke dominuar në dy çerekët e parë.

Mbreti LeBron James ishte më meritori për këtë fitore duke shkëlqyer me ‘double-double’ 32 pikë, 10 kërcime dhe pesë asistime.

Paraqitje të mirë pati edhe Kevin Love që shënoi 23 pikë dhe shtoi 16 kërcime.

Ndërkohë, nën kampionët e NBA-së, Golden State Warriors kanë pësuar humbje ndaj Sacramento Kings.

Ishte qendra fantastike, DeMarcus Cousins që shkëlqeu në këtë mbrëmje me 32 pikë, 12 kërcime dhe nëntë asistime.

Ndërkohë për Warriorsat nuk mjaftuan as 35 pikët e Stephan Curryt për ta parandaluar humbjen.

Ndërkohë fundori i Oklahoma City Thunder, Russel Westbrook ka shkëlqyer edhe një herë.

28-vjeçari ka shënuar 42 pikë për fitoren e Thunder 105:99 ndaj Portland Trail Blazers. /Telegrafi/

Magic – Hawks 86:113
Pelicans : Wizards 91:105
Cavaliers : Knicks 11:104
Nugets – Spurs 97:121
Hornets – Jazz 98:105
Raptors – Nets 103:95
Portland – Thunder 99:105
Pistons – Pacers 84:105
76ers : Heat 102:125
Grizzlies – Minesota 107:99
Buck – Suns 137:112
Warriors – Kings 106:109
Clippers – Celtics 102:107