Juventus ka arritur të shënoi tre gola brenda pesë minutave në ndeshje ndaj Empolit.
Pasi pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi në barazim 0-0, në të dytën ‘Zonja e Vjetër’ ka shpeshtuar sulmet në drejtim të kundërshtarit.
Ka qenë super sulmuesi Paulo Dybala që ka shënuar golin e epërsisë në minutën e 65-të pas asistimit nga Alex Sandro.
Ndërkohë tre minuta më vonë, ka qenë sulmuesi tjetër argjentinas Gonzalo Higuain që ka ngritur shifrat në 2-0.
Vetëm tre minuta më vonë Higuain shënoi edhe një herë për ta ngritur epërsinë në tre gola. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=3Yx8yZ9U710
https://www.youtube.com/watch?v=HKC-sf7QUz0
https://www.youtube.com/watch?v=z84U-EJWblA