Telegrafi

Kampioni rikthehet te fitorja

Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli është rikthyer te fitorja pas humbjes në javën e kaluar në Pejë.

Skuadra e Afrim Tovërlanit ka mposhtur në shtëpi Vushtrrinë me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë sulmuesi Mendurim Hoti që ka shënuar golin e tri pikëve për ‘Niklin’, pas një asistimi nga Mevlan Zeka.

Ndërkohë Prishtina ka vazhduar me rezultate zhgënjyese, pasi është mposhtur si mysafire te Drenica 1-0.

Golin e vetëm për ‘kuqezinjtë’, e ka shënuar sulmuesi istogas, Granit Arifaj në minutën e 56-të.

Në derbin e rrafshit të Dukagjinit, Istogu ka arritur ta befasojë besën duke e mundur minimalisht 1-0.

Golin e vetëm për ‘troftat’ e shënoi Arbër Hoxha dy minuta para fundit të pjesës së parë. /Telegrafi/

Feronikeli – Vushtrria 1-0
Drenica – Prishtina 1-0
Istogu – Besa 1-0