Kampioni aktual i Anglisë, Chelsea është rikthyer tek fitorja në kampionat pas dy humbjeve të njëpasnjëshme.
Në takim ndaj Bourmerouthit, Chelsea ka shënuar fitore 4-1, në një takim ku shkëlqeu mesfushori spanjoll Cesc Fabregas me tre asistime.
Fillimisht Fabregas asistoi në minutën e pestë tek Pedro Rodriguez, që shënoi për 1-0.
Në minutën e 34-të, Eden Hazard realizoi golin e parë në Ligën Premier këtë edicion përsëri pas asistimit nga Fabregas, para se Elphick ta ngushtoi rezultatin në 1-2.
Fabregas bëri het-trik me asistime në minutën e 71-të duke shërbyer mirë brazilianin Willian që shënoi për rezultatin 1-3, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Eden Hazard me golin e dytë personal në këtë takim.
Liverpool ka humbur epërsinë prej dy golave ndaj Newcastle, duke barazuar 2-2.
Daniel Sturridge shënoi në minutën e dytë dhe Adam Lallana në të 30-tën për epërsinë 2-0 të ‘The Reds’ në pjesën e parë.
Ndërkohë Newcastle bëri një rikthim të madh në pjesën e dytë, ku fillimisht Papis Cisse shënoi në minutën e 51-të dhe Colback në të 66-të për barazimin e rezultatit.
Me këtë pikë të fituar Newcastle ka mbajtur gjallë shpresat për të mbetur në elitën e futbollit anglez. /Telegrafi/
1-0: Goli i Daniel Sturridge ndaj Newcastle United.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016
2-0: Gol i bukur nga Adam Lallana ndaj Newcastle United.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016
0-2: Gol i bukur nga Eden Hazard.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016
2-2: Barazon Newcastle United, shënon Jack Colback .
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016
1-3: Goli i bukur i Willian.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016
1-4: Zhbllokohet belgu, tjetër gol nga Eden Hazard.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 23 April 2016