Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli është rikthyer te fitoret.
Pas humbjes ndaj Gjilanit javën e kaluar, Nikli ka mposhtur si vendas Besën e Pejës me rezultat 4-1.
Ishte sulmuesi, Labinot Osmani që hapi serinë e golave pas 15 minutash lokë duke shënuar për 1-0.
Feronikeli arriti të shënoj edhe një gol para përfundimit të pjesës së parë.
Talenti Diar Prokshi shënoi në minutën e fundit për 2-0, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.
Edhe pjesën e dytë vendasit e nisën më mirë duke shënuar një tjetër gol.
Zëvendësuesi Mevlan Zeka arriti të shënoj për 3-0.
Besa e ngushtoi epërsinë nëpërmjet Fatih Karahodës që shënoi në minutën e 72-të.
Ndërkohë për 4-1 realizoi mesfushori anësorë, Ylli Hoxha.
Pas kësaj fitore, Nikli ngjitet në pozitën e dytë me 61 pikë të tubuara.
Ndërkohë pejanët mbesin në vendin e pestë me 44 pikë. /Telegrafi/