Ngannou nuk ka nënshkruar një kontratë të re me UFC dhe së shpejti titulli i kampionit të peshave të rënda bartet te Jon Jones ose Ciryl Gane.
Luftëtari ishte kampioni në fuqi i peshave të rënda të UFC, ai mbrojti me sukses medaljen e artë kundër Ciryl Gane në janar të vitit 2022.
Por, tashmë titullin e kampionit do ta bartë një luftëtar tjetër, pasi ‘The Predator’ nuk do të jetë më pjesë e UFC –së, pasi është liruar nga kontrata, dhe fituesi i ndeshjes Jon Jones dhe Ciryl Gane do të jetë kampioni i ardhshëm i peshave të rënda.
Përderisa fansat e UFC prisnin me padurim ndeshjen e rikthimit të Jon Jones ku do të përballej me Ngannou, kjo siç duket nuk do të ndodhë.
Së fundmi presidenti i UFC –së, Dana White ka folur rreth largimit të Ngannou.
Dana White details what led to Francis Ngannou's exit from the UFC. pic.twitter.com/31Ag9PYhwU
— ESPN MMA (@espnmma) January 15, 2023
“Ne arrijmë në këtë pikë dhe unë ua kam thënë këtë më parë, nëse nuk doni të jeni këtu, nuk keni pse të jeni këtu. Mendoj se Francis është në një vend tani ku nuk dëshiron të marrë shumë rreziqe. Ai ndjen se është në një pozicion të mirë ku mund të luftojë kundërshtarët më të vegjël dhe të fitojë më shumë para”.
“Pra, ne do ta lëmë atë ta bëjë këtë. Ne do ta lirojmë atë nga kontrata e tij. Ne do të heqim dorë nga e drejta jonë për ndeshje, dhe ai mund të shkojë dhe të bëjë çfarë të dojë. Ja ku jemi”, ka deklaruar presidenti i arteve marciale mikse. /Telegrafi/