Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli ka startuar me fitore në stinorin pranveror.
Skuadra e drejtuar nga trajneri më i trofshim në vend, Afrim Tovërlani ka mposhtur Trepçën në shtëpi me rezultat të pastër 5-1.
Vetëm pas 18 minutash lojë, ‘Nikli’ arriti të shënoi golin e epërsisë nëpërmjet sulmuesit Labinot Osmani.
Me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë.
Në të dytën sërish vendasit filluan mirë duke shënuar edhe golin e qetësisë.
Ishte sulmuesi këmbëshpejtë, Mendurim Hoti që realizoi për 2-0 pas asistimit nga Mark Milicaj.
Drenicakët nuk u ndalen me dy gola, pasi në minutën e 68-të shënoi Mark Milicaj për 3-0.
Ndërkohë për 4-0 u përkujdes sërish Mendurim Hoti që shënoi në minutën e 77-të ë ndeshjes.
Golin e pestë për kampionin në fuqi, e shënoi përforcimi i ‘Niklit’, Yll Hoxha pesë minuta para fundit të ndeshjes.
Mysafirët shënuan golin e nderit në minutën e 88-të nëpërmjet sulmuesit Enis Zabërgja.
Pas kësaj fitore Feronikeli ka grumbulluar 36 pikë dhe është tri pikë më pak se lideri Trepça ’89 që ndodhet në pozitën e dytë.
Ndërkohë Trepça pas kësaj humbje ia vështirëson punët vetës pasi është në pozitën e 11-të me vetëm 12 pikë. /Telegrafi/