Feronikeli ka shënuar fitoren e radhës në kampionat, derisa ka mposhtur para adhuruesve të vet Ferizajn me rezultat të thellë 5-0.
Kampioni në fuqi i Kosovës e nisi mirë ndeshjen ku vetëm pas tetë minutash kaluan në epërsi me golin e Kastriot Rexhës 1-0.
Sulmuesi shtatlartë shënoi katër minuta më vonë për ta ngritur epërsinë e Niklit 2-0.
Sikur mos të mjaftonte loja e dobët, Ferizaj mbeti me një lojtar më pak pasi u ndëshkua me karton të kuq mbrojtësi Dardan Jashari në minutën e 21.
Në minutën e 39-të, vendasit ngritën epërsinë në 3-0 kur realizoi Mendurim Hoti pas asistimit nga Përparim Islami.
Me epërsinë e trefishtë të vendasve përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.
Dominimi i kampionëve në fuqi të Kosovës vazhdoi edhe në pjesën e dytë, kur i inkuadruari në lojë, Haxhi Neziraj realizoi edhe dy gola të tjerë për rezultatin përfundimtar 5-0.
Pas kësaj fitore Nikli shkëputet e vetme në krye të tabelës me 15 pikë të grumbulluara, derisa Ferizaj mbetet në vendin e 10-të me gjashtë pikë. /Telegrafi/