Kampioni olimpik i sapokurorëzuar i garës së 200 metrave, Letsile Tebogo dha një përgjigje brilante kur u pyet nëse mund të mposhtte rekordin botëror të xhamajkanit Usain Bolt.
Të enjten mbrëma, finalja e 200 metrave për meshkuj në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 u zhvillua para një turme të madhe në Stade de France.
Përpara garës, superylli amerikan Noah Lyles ishte favoriti kryesor, pasi kishte fituar tashmë garën e 100 metrave në fillim të javës .
Megjithatë, ishte Tebogo ai që arriti të tronditë botën pasi bëri një performancë mahnitëse për të fituar medaljen e artë me kohën 19.45 sekonda.
Kenny Bednarek i SHBA-ve fitoi medaljen e argjendtë dhe Lyles duhej të kënaqej me të bronztën, pasi më pas u zbulua se 27-vjeçari doli pozitiv për COVID-19 përpara garës.
Pas fitores së 200 metrave, biseda vazhdojë nëse Tebogo mund të afrohet apo madje të mposhtë rekordin botëror të Bolt, i cili aktualisht qëndron në 19.19 sekonda.
Atleti xhamajkan e vendosi rekordin me këtë kohë në vitin 2009 gjatë kampionatit botëror atletik në Berlin.
Duke folur në fillim të vitit, Tebogo u pyet për vendosjen e mundshme të rekordit të tij botëror.
“Ne kemi një shans më të mirë në 200 metra, dua të besoj. Vetë Usain Bolt tha në një intervistë se rekordi i 200 metrave mund të jetë më i lehtë nga të dy, dhe unë jam dakord”, ka thënë fillimisht Tebogo për Forbes Betting.
“Do të duhet të fillojmë me rekorde të tjera që vijnë përpara rekordeve botërore”.
“Por, siç tha Nelson Mandela dikur, “Gjithmonë duket e pamundur derisa të bëhet!”, përfundoi ai. /Telegrafi/