Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli ka vazhduar serinë e fitoreve.
Skuadra e drejtuar nga Afrim Tovërlani ka mposhtur Prishtinën që në këtë takim erdhi pas tri fitoreve radhazi.
I ka mjaftuar një gol Feronikelit për t’i siguruar tri pikë shumë të rëndësishme 1-0.
Golin e vetëm në këtë përballje e ka shënuar sulmuesi Mendurim Hoti pas një asistimi nga Mark Milicaj.
Ndërkohë Hajvalia nuk ka arritur ta mposhtë Dritën në Kizhnicë duke luajtur pa gola 0-0.
Skuadra gjilanase kishte disa raste të mira shënimi por nuk arritën ta mposhtin portierin Petrit Tahiri.
Pas këtij barazimi, Hajvalia mbetet pesë pikë larg Feronikelit.
Drenica ka arritur një fitore tejet të vlefshme ndaj Lirisë duke e mposhtur me rezultat 2-0, falë golave nga kapiteni Sami Geci dhe nga Granit Arifaj. /Telegrafi/
Feronikeli – Prishtina 1-0
Hajvalia – Drita 0-0
Drenica – Liria 2-0