Feronikeli ka arritur të marr një barazim ndaj Trepçës 89 si mysafirë (1-1).
Ndeshja ishte e bukur me shumë raste, nga të dyja skuadrat.
Për ta parë golin e parë u desh minuta e 44-të kur Gëzim Rusi shënoi një gol të bukur nga brenda zonës, pasi që u shërbye bukur nga Leart Emini për 1-0.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Kampioni aktual nuk u ndal në pjesën e dytë dhe u hodh në sulm për ta gjetur barazimin.
Zhvillohej minuta e 77-të kur lojtari më i mirë i Feronikelit, Mendurim Hoti gjendet mirë në zonë dhe realizon ndërmjet këmbëve të Arben Beqirit për 1-1.
Deri në fund nuk kishte më raste dhe të dy skuadrat duhet të ndahen të kënaqura me nga një pikë.
Trepça ‘89 ngjitet në kuotën e dhjetë pikëve në vendin e shtatë, ndërsa Feronikeli është i katërti me 16 pikë. /Telegrafi/