Site icon Telegrafi

Kampioni Liverpool e mbyll sezonin me fitore ndaj Newcastle

(Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Liverpooli e ka mbyllur me fitore sezonin 2019/2020 të Ligës Premier, edicion në të cilin u shpall kampion pas 30 vitesh.

Në ndeshjen e xhiros së 38-të, Redsat triumfuan me rezultat 3-1 në udhëtimin e zhvilluar te Newcastle United.

Dwight Gayle e zhbllokoi rezultatin që në minutën e parë, mirëpo ky mbeti vetëm gol i nderit për skuadrën vendase.

(Foto: Owen Humphreys/Pool via Getty Images/Guliver)

Qendërmbrojtësi Virgil van Dijk (38’) bëri që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat të barabartë.

Në pjesën e dytë, të zgjedhurit e Jurgen Klopp i shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht, Divock Origi (59’) dhe pastaj Sadio Mane (89’) bënë që fitorja e kampionit të jetë bindëse.

(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Liverpooli e mbyll sezonin si kampion me 99 pikë të arkëtuara, ndërsa Newcastle United edhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version