Site icon Telegrafi

Kampioni ka kundërshtar Sportingun, Juve luan ndaj Sevillas

Sonte (e mërkurë) zhvillohen ndeshjet tjera të xhiros së parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, në kuadër të grupeve E, F, G dhe H.

Kampioni në fuqi, Real Madrid, është nikoqir i Sportingut në Santiago Bernabeu, ndërsa Juventusi pret Sevillan në Torino.

Leicester City që i befasoi të gjithë duke fituar Ligën Premier, garën e madhe e evropiane e nis si mysafir i Brugge.

Të gjitha përballjet e kësaj mbrëmjeje:

Grupi E
Bayer Leverkusen – CSKA Moska
Tottenham Hotspur – Monaco

Grupi F
Legia Varshava – Borussia Dortmund
Real Madrid – Sporting CP

Grupi G
Club Brugge – Leicester City
FC Porto – FC Koebenhavn

Grupi H
Juventus – Sevilla
Lyon – Dinamo Zagreb

/Telegrafi/

Exit mobile version