Telegrafi

Kampioni fiton në udhëtim, Lakers pësojnë para adhuruesve të tyre

Golden State Warriors ka vazhduar serinë e fitoreve në NBA.

Kampioni në fuqi ka marrë edhe fitoren e nëntë radhazi.

Kësaj radhe ‘viktimë’ e Warriors ishte Washington Wizards që pësuan humbje para adhurusve të vet me rezultat 118:126.

Steph Curry ishte fantastik në këtë mbrëmje me 38 pikë, tre asistime e katër kërcime.

Me lojë të mirë te kampionët në fuqi u dalluan edhe Kevin Durant me 21 pikë e Cousins që shtoi 17 të tjera.

Tek vendasit më së shumti u dalluan dyshja Trevor Ariza e Bradley Beal që shënuan 27 respektivisht 22 pikë.

(Foto: Rob Carr/Getty Images/Guliver)

Los Angeles Lakers nuk po arrijnë të këndellen pa LeBron James.

Skuadra nga Kalifornia ka pësuar humbjen e tretë radhazi ku si vendas janë mposhtur nga Minnesotta Timberwolves 105:120.

Karl Anthony Towns me 27 pikë e 12 kërcime si dhe Andrew Wiggins me 23 të tjera ishin më meritorët për fitoren e Wolves.

Brandon Ingram me 20 pikë dhe Rajon Rondo me 15 të tjera ishin shënuesit më të mirë te Lakers, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Rezultatet:

Oklahoma City Thunder – New Orleans Pelicans 122:116

Washington Wizards – Golden State Warriors 118:126

Phoenix Suns – Portland Trail Blazers 106:120

LA Lakers – Minnesota Timberwolves 105:120