Site icon Telegrafi

Kampioni e mbyll kampionatin me humbje

Kampioni i ri i Kosovës, Trepça ’89 ka marrë trofeun e fituar për edicionin 2016/17.

Në ndeshjen e fundit e cila u zhvillua në ‘Riza Lushta’, 89-shi ka pësuar humbje nga Feronikeli 0-3.

Vetëm pas 10 minutash lojë, drenicasit kaluan në epërsi me golin e talentit Mendurim Hoti.

Në minutën e 33-të ishte sulmuesi afrikan, Abu Razard që shënoi për epërsinë e dyfishtë të Niklit.

Me epërsinë 0-2 të Feronikelit përfunduan 45 minutat e parë të kësaj sfide.

Në pjesën e dytë, vendasit kërkuan të shënonin për ta barazuar rezultatin por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Golin e tretë për ‘Niklin’ arriti ta shënoj sulmuesi gjakovar Mevlan Zeka në minutën e 81-të.

Kësisoj ish-kampioni i Kosovës nga viti i kaluar, Feronikeli e përfundon këtë stinor në pozitën e katërt me 65 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë Trepça ’89 e përfundon një stinor të mrekullueshëm si kampion i shtetit me 77n pikë të tubuara pas 33 takimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version