Telegrafi

Kampioni i botës rrezikon ta humbë të drejtën për të boksuar për shkak të përdorimit të kokainës

Kampioni botëror i peshave të rënda në boks, Tyson Fury, mund ta humbë licencën për të boksuar pas deklaratave se përdor kokainë.

Boksieri britanik, fillimisht deklaroi se ishte pensionuar nga ky sport (pastaj e tërhoqi komentin), ndërsa këto ditë ka pranuar se po vuan nga depresioni.

Lexo po ashtu Fury pranon se përdor kokainë

Sekretari i gjeneral i Bordit britanik të kontrollimit të boksit, Robert Smith, ka thënë se përdorimi i kokainës është i kundërligjshëm. Ky bord ia mori licencën Ricky Hattonit në vitin 2010, pasi u kuptua se ai përdorte drogë.

Më 12 tetor, bordi do të mblidhet dhe çështja e Furyt pritet të jetë temë e ditës dhe ai mund ta humbë të drejtën për të boksuar, njofton Telegrafi.

Lexo po ashtu Tyson Fury thotë se është pensionuar

Nga ana tjetër, WBO dhe WBA mund t’ia marrin titujt ose t’i shpallin titujt vakantë, në rast se Bordi britanik i kontrollimit të boksit vendos që ta suspendojë nga ky sport.

Fury, i cili është i pamposhtur në 25 meçe profesionale, nuk ka luftuar që nga nëntori i vitit 2015 kur e mposhti Wladimir Klitschkon duke ia rrëmbyer titujt WBA, IBF, WBO dhe IBO. /Telegrafi/