Telegrafi

Kampioni i botës me Gjermaninë u largua në mënyrë misterioze nga fusha në mes të ndeshjes, ja si e shpjegoi incidentin

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermanisë në vitin 2014, Julian Draxler u largua nga fusha gjatë ndeshjes midis Al-Ahli dhe Katar SC, e vlefshme për javën e gjashtë të Ligës së Katarit ende pa përfunduar ndeshja.

Fillimisht mediat shkruajtën se ai e bëri këtë pasi ishte indinjuar me paraqitjen e dobët të skuadrës së tij, e cila humbi 4:2, por pas ndeshjes ai u përpoq të shpjegonte se çfarë ndodhi në të vërtetë.

“Ndjeva një problem muskulor dhe trajneri nuk mund të bënte një ndryshim tjetër, kështu që u largova si masë paraprake për të shmangur një lëndim të rëndë, kjo është e gjitha”, ka thënë Draxler për Sky Sports Germany.

Duke marrë parasysh mënyrën se si ai doli nga fusha, nuk do të thoshit se ishte lënduar. Pikërisht për këtë ka pasur dyshime se kjo deklaratë është e pasaktë.

Në ndeshjen e lartpërmendur, ai hyri në lojë në pjesën e parë, pas së cilës shënoi dy gola të mrekullueshëm ekipin e tij.

Këtë verë, Draxler u bë njëri prej shumë lojtarëve që mori rrugë në Lindjen e Mesme.

Ai nënshkroi kontratë deri në verën e vitit 2025 dhe skuadrës së Dohas iu bashkua nga Benfica, ku ishte i huazuar nga PSG.

Në nënshkrimin e kontratës për Al Ahlin, ai u tregua brutalisht i sinqertë, duke thënë se paratë ishin arsyeja e vetme e ardhjes së tij në këtë klub.

“Tani mund ta ktheja hundën lart dhe të thoja frazën: “Pas 12 vitesh në Evropë, isha i interesuar të njihja një kulturë të re, të fitoja një përvojë të re, të merrja pjesë në një projekt emocionues futbolli arab blah, blah” dhe për të injoruar çështjen e parave. Edhe pse të gjitha këto aspekte të përmendura janë të vërteta, unë do të isha gënjeshtar nëse do të thosha se pjesa financiare nuk luajti një rol kyç”, përfundoi ai./Telegrafi/